A jeni gati? Nesër hiti i ri nga Ledri, Kresha e Lyrical-i

Të gjithë jemi në pritje të bashkëpunimit në mes tre reperëve me të talentuar dhe më të pëlqyer shqiptar, dhe duket që pritjes i erdhi fundi.

Ledri bashkë me Mc Kreshën e Lyrical Son sapo dhanë detaje nga projekti i tyre i përbashkët muzikor.

Ata përmes llogarisë Instagram kanë treguar se kënga do të lansohet nesër në orën 18:00.

Marrë parasysh sukseset e tyre dhe talentin, kjo këngë pa asnjë dyshim do të jetë ‘bomba’ e këtij fillim viti.