A e keni ditur se Fjolla vite më parë ishte pjesë e klipit të dy artistëve të njohur?

Fjolla Morina ishte pjesë e videoklipit të një prej projekteve hite të disa viteve më parë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, njihet për projektet e saj të suksesshme muzikore.

 Mirëpo vite më parë ishte pjesë edhe në videoklipin e kolegëve të saj dhe jo si këngëtare.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin mes Rozana Radit dhe Mc Kreshës, këngës “Jaba Daba Du” aty ku Fjolla luante rolin e aktores në disa prej sekuencave.

Ndryshe ajo po e shijon suksesin e këngëve të saj dhe po merr pjesë edhe nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore.