50 tatuazhet e Miley Cyrus

Miley Cyrus posedon 50 tatuazhe përfshirë një qen, skelet dhe tatuazh në buzë.

Miley Cyrus ka treguar tatuazhin e saj të ri, shkruan TheSun.

Këngëtarja 27-vjeçare kishte bërë tatuazh një skelet të veshur me një kurorë dhe me zemër mbi gjoksin e sa.

Ky tatuazh u bë pjesë e koleksionit të tatuazheve të saj në rritje, duke bërë në total 50 të tilla në trup.

Në fillim të tetorit, Miley tregoi dy tatuazhe tjera të reja, ku njëri prej tyre ishte përputhur me të dashurin e saj, Cody Simpson.

Në pjesën e pasme të qafës, ajo kishte bërë tatuazh vitin ’92, duke simbolizuar vitin e saj të lindjes.

Një tjetër tatuazh është njëri prej qenve të saj, portreti i gjyshes së saj si dhe një tjetër në buzë.

Miley u nda nga bashkëshorti Liam Hemsworth në gusht, ndërsa tani të dy janë në lidhje tjera dashurie.