50 Cent shpall falimentimin

Reperi 50 Cent ka paraqitur kërkesën për falimentim të hënën nën emrin e tij të vërtetë, Curtis James Jackson.

Këngëtari i njohur për këngët “Candy Shop” dhe “That Ain’t Gangsta”, ka deklaruar se ka dhjetë milionë dollarë asete dhe 50 milionë dollarë borxhe, raporton Reuters, transmeton koha.net.

Dokumenti i falimentimit iu dorëzua Gjykatës së Falimentimit në Hartford, Connecticut.

Avokati i fituesit të çmimit Grammy nuk ka dhënë asnjë koment rreth kësaj çështjeje.

Kërkesa për falimentim vjen pak ditë pasi një juri urdhëroi reperin që t’ia paguante një gruaje pesë milionë dollarë, pasi ajo e akuzoi për një incizim intim.