27 vite pa babanë, Gold AG përlot me dedikimin për të

Gold AG ka shkruar fjalë prekëse në përvjetorin e vdekjes së babait.

Gold AG, me anë të një statusi në Instagram, i ka dedikuar fjalë prekëse babait, me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij.

Në 27 vjetorin e ndarjes së babait të reperit nga jeta, ai e kujton me mall dhe lutet ta takojë në botën tjetër.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I GOLDIT, PA NDËRHYRJE:

 “27 vite pa ty … Sa herë që du me shkru për ty para fjalës del loti,
Por asnjëherë nuk hidhërohem me atë që cakton Zoti,
Ky 14 Dhjetor gjithmonë t’vogël me bën’
Ku po në këtë ditë mbeta veç me nënë,
Babi ti je mburrja ime edhe sot e këto ditë,
Nuk jam më picimul babë unë tash jam rritë,
Zoti edhe ti më së miri e di,
Sa herë i ngreh duart e lutem për ty,
Kjo ndarje e përkohshme herët na ka ra,
Por unë shpresë kam te Zoti që n’Xhenet kam me t’pa,
Fort jam mërzitë babë bash n’këtë ditë Dhejtori,
Le që smuj me t’pa po spo mlojn me t’ardh te vorri,
Ama ti e din babë që çdo dit të thirri në emër,
Ndoshta aty sjam me trup po gjithmonë jam me zemër,
Dy dashnitë e zemrës babë që i le një ditë,
Njëra tash u plakë e tjetra shumë u rritë,
Ama ajo që është plakë unë e thirri nanë,
E ruj si dy syt babë si ti gjallë me u kanë,
Më mirë po ndalem se nuk më del dot kjo letër,
ZOT FALE BABËN TEM E NA TAKO N’XHENET N’BOTËN TJETËR.

Djali jot”.