26 vite me Aurela Gaçen- Këngëtarja paralajmëron koncert madhështor në Tiranë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Aurela Gaçe, tash e 26 vite është pjesë e tregut tonë muzikor.

Me këtë rast, ajo ka vendosur të organizojë një koncert recital për fansat e saj, për nder të karrierës shumëvjeçare.

E njëjta tregon se me 18 shtator do të këndojë të gjitha projektet e saj nga më të vjetrat e deri më sot në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë.

 

 

View this post on Instagram

 

A doni ta quajme recital kete koncert apo nje mundesi qe te jem prane jush , live, duke sjelle pothuajse te gjitha kenget nga me te vjetrat deri sot? Une ,nuk do ti vendos emer koncertit Thjeshte une dhe ju . 26 vite bashke . Do te hyjme ne te gjithe dhomat e shpirtit tim ❤ , ne te gjitha ato ndjesi qe besoj , ne ato qe me kane bere te rritem perpara syve tuaj ,me pasionin e madh per kete profesion qe nuk e zgjodha, por thjeshte linda me tè . Me pasionin per te cilin punoj fort qe te jem sa me gjate mes jush. Me pasionin qe me ben te dukem “e cmendur” ,edhe po ,kur jam ne skene, le te themi qe dashuroj cdo sekonde deri ne cmenduri😊. ……po te ishte ne doren time? Aty ….ne skene deri sa te kem jete ~~~~~~~~ ———- Surprizat nuk jua tregoj 😅 Miq, biletat ,mund ti gjeni tek biletaria Amfiteatrit te Tiranes ,nga ora 17.00 deri ne 21.00 . ~~~~ Ne cdo pike te Western Union e menyra tjeter eshte online , ne @myticket.al ~~~~~ telefononi nè numrin 0674055500 per te zgjedhur vendin e preferuar 😊 ////// 18 Shtator ,ora 21.00 @amfiteatri_tirane

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

 

“A doni ta quajmë recital këtë koncert apo një mundësi që të jem pranë jush, live duke sjellë pothuajse të gjitha këngët nga më të vjetrat deri sot?, Unë nuk do ti vendos emër koncertit. Thjeshtë unë dhe ju, 26 vite bashkë. Do të hyjmë në të gjithë dhomat e shpirtit tim, në të gjitha ato ndjesi që besoj, në ato që më kanë bërë të rritem përpara syve tuaj, me pasionin e madh për këtë profesion që nuk e zgjodha, por thjeshtë linda me të. Me pasionin për të cilin punoj fort që të jem sa më gjatë mes jush. Me pasionin që më bën të dukem e ‘çmendur’, edhe po kur jam në skenë, le të themi që dashuroj çdo sekondë deri në çmenduri. Po të ishte në dorën time? Aty në skenë deri sa të kem jetë”, ka shkruar ajo në videon paralajmëruese të koncertit.

44-vjeçarja ka realizuar projekte tejet të sukseshme, derisa shquhet për zërin e veçantë dhe energjinë pozitive që e përcjell te publiku.

Përkundër viteve, Aurela vazhdon të jetë mjaft e kërkuar dhe tashmë numëron fansa të shumtë gjithandej.