10 milionë për ‘Kiss Kiss’ të Ledrit dhe Lumit

Krahas pjesëmarrjes nëpër koncerte, tashmë një matës i mirë për suksesin e projekteve muzikore është edhe Youtube, ku artistët marrin me miliona shikime duke treguar edhe suksesin e këngëve.

Një sukses të madh e ka arritur edhe kënga ‘Kiss Kiss’ nga reperët Ledri Vula dhe Lumi B.

Për më pak se 2 muaj kënga ka arritur të mbledhë më shumë se 10 milion shikime që tregon suksesin e jashtëzakonshëm të këtij projekti.

Kjo është vërejtur edhe nëpër koncerte kur publiku njëzëri ka kënduar këtë këngë madje edhe pak ditë pas publikimit.

Kujtojmë që Ledri Vula këtë sezon verorë ka qenë një nga artistët më aktiv qoftë me lansimin e këngëve poashtu edhe me koncerte në vende të ndryshme.