Zverdhje, kruajtje – kushtojini rëndësi këtyre simptomave të çrregullimeve të mëlçisë

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ajo ka një rol tejet të rëndësishëm, duke filluar nga pastrimi i gjakut, tretja e ushqimit si dhe luftimi i infeksioneve.

Disa nga shenjat kryesore, të cilat tregojnë se keni dëmtime në mëlçi janë:

Ënjtje – mëlçia e dëmtuar mund të shkaktojë ënjtje të trupit. Nëse mëlçia është e dëmtuar, ajo nuk mund të funksionojë siç duhet, prandaj shkaktohet akumulimi i ujit në trup dhe gjymtyrë, sidomos në zonën e barkut dhe këmbëve.

Nxirje – nëse keni probleme me mëlçinë, trupi nxihet shumë shpejt edhe në rastet kur keni një dëmtim të lehtë.

Kruajtje – një simptomë tjetër e problemeve me mëlçinë është kruajtja në pjesë të ndryshme të lëkurës.

Probleme me tretjen – problemet me mëlçinë vërehen edhe në tretje. Zakonisht këto probleme manifestohen me ndryshimin e ngjyrës së jashtëqitjes dhe urinës.

Zverdhje – lëkura dhe sytë kanë tendencë të bëhen të verdhë, në rast të dëmtimit apo ndonjë sëmundjeje në mëlçi. Kjo gjë ndodhë për shkak të ngjyrës së bilirubinës, e cila nuk arrin të përpunohet siç duhet.

Sëmundjet dhe dëmtimet e tjera në veshkë kanë tendencë të mos shfaqin simptoma, deri në momentin kur problemi bëhet i parikuperueshëm, prandaj është e këshillueshme që të bëhen kontrolle të vazhdueshme tek mjeku specialist.