Zbulohet gjeni që rrit pagjumësinë

Zbulohet gjeni që rrit pagjumësinë, ai që të bën të zgjohesh dy orë më parë. E gjithë kjo vjen për faj të ndryshimit të gjenit Adrb1, që u identifikua nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Francisko në një familje që fle më pak se mesatarja.

Për të arritur në këtë përfundim neurologët zhvilluan një seri eksperimentesh tek minjtë që kishin një version të ndryshuar të gjenit. Këtu zbuluan se këto kafshë flinin mesatarisht 55 minuta më pak në raport me minjtë normalë.

Për më tepër studiuesit zbuluan se neuronet Adrb1 ishin më aktivë gjatë zgjimit dhe gjatë gjumit REM (periudha e gjumit kur sytë lëvizin shpjet). Ndërsa neuronet Adrb1 të ndryshuar ishin më aktivë se sa ata normalë, me shumë mundësi duke ndikuar në gjumin e shkurtër. Ky studim u publikua në revistën shkencore “Neuron”.