Zbulohen gjenet përgjegjëse të gjumit

Identifikohen dy gjenet përgjegjëse për gjumin, që rregullojnë kohën e fazës “Rem” dhe quhen “Chrm1” dhe “Chrm3”, që shërbejnë për të prodhuar dy receptorë që lidhin acetiloklinën, një neurotransmetues i rëndësishëm që çlirohet në tru gjatë zgjimit dhe ëndrrave, sipas një zbulimi të publikuar në revistën “Cell Reports”.

Ky identifikim do të ndihmojë në zbulimin e mekanizmave molekularë që kontrollojnë ëndrrat dhe rolin që ka faza e mistershme “Rem” në konsolidimin e kujtimeve.

Një hap të parë në këtë drejtim e kanë bërë po të njëjtët studiues, që kanë modifikuar gjenetikisht minj laboratori për të fikur me radhë dy gjenet dhe për të verifikuar funksionin.

Eliminimi i gjenit “Chrm1” përcaktoi reduktimin dhe fragmentimin e fazës së gjumit “Rem”, ndërsa çaktivizimi i gjenit “Chrm3” ka reduktuar zgjatjen e fazës jo “Rem”.

Fikja e të dy gjeneve zhduku krejtësisht eksperiencën e fazës “Rem”, duke mos e rrezikuar mbijetesën e miut.

“Ky zbulim i jashtëzakonshëm, do të mundësojë që të verifikojmë në mënyrë rigoroze nëse faza Rem luan një rol qendror në funksionet biologjike themeltare si të mësuarit dhe memoria”, tha studiuesi japonez Yasutaka Niwa.