Xhenxhefili Si Çaj – Shëruesi Mrekullibërës i Organizmit

Ekspertët thonë se rrepat në dimër dhe xhenxhefili në verë mban mjekun larg.

Xhinxheri ose xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit. Vlerat e tij shkojnë përtej një stine të vetme.

Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet, shpjegojnë ekspertët e AgroWeb.org.

Ai bën një punë të mrekullueshme në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme.

Këto vlera nuk janë legjenda urbane, tashmë janë të miratuara shkencërisht.

Një studim i publikuar në Qendrën e Bioteknologjisë i jep fund spekullimeve.

Ky studim shpjegon përfitimet e xhenxhefilit për problemet e sistemit tretës, për problemet e stomakut gjatë udhëtimit dhe jo vetëm kaq.

Kërkimet për të mirat që vijnë nga konsumimi i xhenxhefilit vazhdojnë.

Disa prej tyre sugjerojnë që ky produkt pikant përdoret edhe në luftën kundër disa llojeve të qelizave të dëmshme që kërcënojnë organizmin.

Vlerat anti-tumorale të xhenxhefilit janë të dokumentuara. Ato theksohen shumë në një studim të publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Mjekësisë Parandaluese, të cilit i referohet AgroWeb.org.

E njëjta substancë (gingerol) e bën xhenxhefilin pikant dhe lufton problemet serioze të sistemit tretës dhe zorrëve.

Për më tepër, xhenxhefilit i atribuohen edhe vlera në trajtimin e artitit, fuqizimit të sistemit imunitar dhe në trajtimin e virozave të stinës.

Çaji i Xhenxhefilit

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera.

Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina apo deti.

Përmirëson performancën e stomakut në tretje.

Kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt. Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.

Për të përgatitur çajin e xhenxhefilit duhen të zieni në 250 mililitra ujë, 2 cm xhenxhefil të prerë në feta ose i grirë.