Vitaminat shtëpiake

Përveç shijes së freskët, perimet janë plot me vitamina, minerale dhe fito-substanca të cilat janë shumë të mira për trupin e njeriut

Perimet nuk përmbajnë yndyrë, por vetëm pak karbohidrate. Ato përbëhen prej 85 deri 95 përqind nga uji dhe marrja e tyre përbënë me pak energji se artikujt tjerë ushqimore. Por, për të ruajtur vlerat e tyre ushqyese dhe terapeutike, duhen konsumuar të freskëta dhe “të gjalla”, transmeton Telegrafi.

Spinaqi: Ky lloj i perimeve të gjelbra me fletë është i mbushur me lëndë ushqyese. Një filxhan me spinaq përmban 75% të nevojave ditore të vitaminës A dhe 27% të nevojave ditore të vitaminës C. Spinaqi është burim i mirë i folateve. Spinaqi gjithashtu përmban luteinë, që është e rëndësishme për shëndetin e syve.

Brokoli: Gjysmë kupe brokoli të copëtuara dhe të freskëta përmban 68% të nevojave ditore të vitaminës C. Është i pasur edhe me lëndë kimike bimore të ndryshme. Brokoli ka treguar sukses edhe në uljen e rrezikun të zhvillimit të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje të kancerit.

KungulliKa më shumë se 40 lloje të kungullit. Kungujt veror, të njohur edhe si kunguj të njomë, përmbajnë variete të vitaminave dhe mineraleve, por në masë shumë më të vogël se kungujt e dimrit. Përveç kungullit veror, mbjellni edhe ndonjë lloj kungulli të dimrit.

Domatet: Nëse konsumohet i freskët është burim i mirë vitaminës C. Domatet përmbajnë likopen i cili lidhet me ulje të riskut të zhvillimit të kancerit në prostatë. Një fakt interesant është se likopeni në domate është më shumë i pranishëm në trup kur merret pasi të jetë nxehur. Prandaj krahas shijimit të domateve të freskëta nga kopshti, mendoni edhe përpunimin e domateve në domate të konservuara apo si salcë për pasta.