Vitamina C, një antidepresiv natyral

Vitamina C është ndër vitaminat më popullore me përdorim të gjerë, sidomos e njohur për efektivitetin e saj në minimizimin e simptomave të gripit dhe alergjisë.

Por shumë pak janë në dijeni të efekteve të saj në tru, si vitaminë e memories.

Duke bërë të mundur rritjen e neurotransmetuesit Serotoninë, e njohur ndryshe si ‘molekula e lumturisë’, vitamina C vepron si një antidepresant natural.

Sipas gazetares bestseller të rubrikave mjekësore, Jean Carper në librin e saj “Your Miracle Brain”, paraqitet roli i suplementeve të vitaminës C në përmirësimin e nivelit të inteligjencës, memories dhe shumë funksioneve të tjera mendore.

Kjo vitaminë të mbron kundër degjenerimit të trurit të lidhur me moshën, përfshirë demencën, Alzhaimer si dhe iktuset.

Truri është ai organ që çliron radikale të lira të dëmshme për shkak të konsumit të lartë të oksigjenit që bën. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm, që neutralizon këto dëme. Fuqia antioksiduese përforcohet më tepër kur merret së bashku me vitaminën E.

Vitamina C vepron si një detoksifikues i fuqishëm që kalon barrierën hemato-encefalike, duke qarkulluar nga truri metale të rrezikshme si merkuri, alumini, plumbi. Duhanpirësit kanë më shumë nevojë për vitaminë C.

Kalimi i periudhave të stresit, gjithashtu rrit nevojën për konsumim të shtuar të vitaminës C.

Në këto raste trupi e përdor vitaminën C për të supresuar formimin e hormonit të stresit, kortizolit. Portokalli, boronica, ananasi, pjepri, domatja, patatja e ëmbël, perimet me gjethe jeshile, piperi, kungulli i dimrit janë burimet ushqimore më të pasura me vitaminë C.