Verë të bardhë e të kuqe me siguri keni konsumuar – por a keni dëgjuar për verën e portokalltë?

Vera e portokalltë faktikisht është shumë në trend në vendet britanike.

Megjithëse mund të jenë të shtrenjta, ato padyshim ia vlen t’i provoni nëse nuk e keni bërë këtë më parë; në shumë mënyra, vera e portokalltë i kombinon karakteristikat më të mira të verës së kuqe e të bardhë.

Vera e portokalltë s’ka të bëjë asgjë me portokaj

Nëse kur flitet për verën e portokalltë e keni mendjen te pema e portokallit, atëherë e keni gabim.

Portokajtë nuk përdoren fare për prodhimin e kësaj vere, e as shija e saj nuk ngjason me të portokallit.

Emrin e ka marrë thjesht nga fakti se ngjyrën e ka të portokalltë, andaj edhe ka kuptim.

Kjo verë ekziston me mijëra vjet

Vera e portokalltë për herë të parë është bërë para 6,000 viteve në Evropën Lindore, prandaj nuk është edhe aq trend i ri.

Megjithatë, kjo verë ka filluar ta rritë popullaritetin viteve të fundit.

Si bëhet vera e portokalltë

Kur e bën verën e bardhë, fillimisht duhet ta largoni lëvoren e rrushit para fermentimit; me verën e kuqe, ju e lini lëvoren.

Vera e portokalltë e përzien ky proces duke përdorë rrush të bardhë, por bashkë me lëvore.

Kështu edhe e merr ngjyrën e portokalltë.

Nuk duhet të shërbehet shumë e ftohtë apo shumë e nxehtë

Më së miri është të shërbehet mes temperaturës së freskët dhe temperaturës së dhomës. Ekspertët e verës rekomandojnë që vera të jetë rreth 12 gradë celsius e nxehtë.

Duhet ta kombinoni me ushqim të djegës

Për shkak se vera e portokalltë ka aromë të fortë, më së miri është të shërbehet me ushqime të nxehta, siç janë ato indiane, morokane apo etiopiane.