Ushqimi si ilaç: Pesë arsye pse mandarinat janë shumë të shëndetshme

Mandarinat janë pemët e preferuara të shumicës së njerëzve, e posaçërisht në këtë periudhë.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa arsye se përse mandarinat janë shumë të shëndetshme.

E zvogëlojnë inflamacionin
Mandarinat e ndihmojnë trupin t’i luftojë proceset e inflamacionit falë përmbajtjes së vitaminës A.

Ato gjithashtu përmbajnë sasi të madhe të vitaminës C dhe antioksidantë të shumtë që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të trupit.

E forcojnë sistemin e imunitetit
Sistemi i imunitetit është përgjegjës për funksionet e rëndësishme në trup të cilat e mbrojnë shëndetin tonë.

Megjithatë, vet sistemi jonë i imunitetit nuk është imun ndaj sulmeve dhe duhet të forcohet duke u ushqyer mirë për t’i rritur funksionet mbrojtëse.

Mandarinat e ndihmojnë sistemin e imunitetit t’i detektojë e pastaj shkatërrojë organizmat e dëmshëm patogjenikë. Kjo pastaj na mbron nga gripi e sëmundjet tjera.

E mbrojnë zemrën
Mandarinat ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës nga rrezatimet e lira dhe inflamacioni. Rrezatimet e lira krijohen vazhdimisht në trup nën rrethana normale, por mund të jenë të dëmshme nëse ka shumë prej tyre.

Vitamina C që gjendet në mandarina është burim i shkëlqyeshëm i antoksidantëve që i eliminojnë rrezatimet e lira nga gjaku dhe e përmirësojnë qarkullimin.

E rregullojnë shtypjen e gjakut
Për shkak të përmbajtjes së kaliumit, mandarinat ndihmojnë edhe në mirëmbajtjen e presionit të gjakut.

Kaliumi i zgjeron enët e gjakut dhe ndikon që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.

E ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës
Mandarinat janë armë efikase natyrale kundër plakjes së parakohshme, e kryesisht për shkak të vitaminës C.

Vitamina C është kruciale për sintezën optimale të kolagjenit, e kjo nënkupton shëndet të mirë të lëkurës dhe nyejve.