Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni kurrsesi në bark të thatë

Tanimë dihet se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, mirëpo a e keni ditur se ekzistojnë disa ushqime, të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet t’i konsumoni në mëngjes?

Disa nga këto ushqime janë:

Produkte pikante– konsumimi i produkteve pikante në stomak të thatë, mund të shkaktoj irritim të mukozës së lukthit, dhe mund të çoj në reaksione acidike.

Ushqime me shumë sheqer– shumica prej nesh mendojmë se është shumë e shëndetshme ta konsumojmë një gotë më lëng portokalli të freskët në mëngjes, mirëpo sipas disa ekspertëve kjo nuk rekomandohet. Ata këshillojnë, që nuk është mënyra e duhur ta nisni ditën me një lëng portokalli, për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit në të.

Pije me gaz– dihet se janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë, pavarësisht kohës që i konsumoni. Mirëpo nëse nuk mund të heqni dorë nga to, së paku nuk duhet t’i konsumoni ato në mëngjes. Përmbajtja acidike që kanë, mund të sjellë një varg problemesh me stomakun, duke përfshirë vjelljen dhe gazrat.

Kafe të ftohtë– konsumimi i kafesë së ftohtë në mëngjes mund ta dëmtoj mukozën e lukthit dhe të përkeqësojë funksionimin e sistemit të tretjes gjatë ditës.

Fruta me shumë aciditet– frutat janë shumë të shëndetshëm t’i konsumoni gjatë gjithë ditës. Mirëpo disa fruta që janë acidikë, nuk duhet kurrsesi t’I konsumoni në stomak të thatë, për shkak se e rrisin prodhimin e aciditetit.

Kafe– ta nisni ditën me kafe në stomak të thatë nuk këshillohet nga ekspertët. Kjo sepse, mund ta rritë aciditetin në stomak, dhe stimulon sekrecionin e acidit klorhidrik, i cili është shkaktar i gastritisit.