Ushqimet e yndyrshme rrisin rrezikun e kësaj sëmundjeje

Rreziku i demencës përfshirë Alzheimerin, mund të rritet me 52-74% me konsumimin e tepërt të ushqimeve që përmbajnë yndyra të këqija.

Ushqimet siç janë margarina, patatet e skuqura, ushqimet e shpejta, me pak fjalë ushqimi industrial, rrezikojnë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “Neurology’.

Studimi i udhëhequr nga Toshiharu Ninomiya, përfshiu 1 628 persona mbi 60 vjeç, nga të cilët, me kalimin e kohës, 377 prej tyre u sëmurën nga një formë e çmendurisë.

Pra, një tepricë e yndyrave shoqërohet me një rrezik të demencës ngA 52-74%.