Si Të Rrisni Dendësinë e Kockave – Këshillat dhe Ushqimet që ju Duhen

Dendësia e kockave është një aspekt shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Nëse kockat humbasin dendësinë e tyre, atëherë ato thyhen më lehtë.

Dendësia kockore ndryshon me kalimin e kohës. Kur njeriu arrin në fund të njëzetave, dendësia kockore arrin kulmin.

Më pas ajo nis të bjerë. Pas menopauzës, gratë për shembull, bëhen më të brishta ndaj osteoporozës, një sëmundje që i dobëson kockat aq shumë sa ato thyhen lehtë.

Përveç aktivitetit të personalizuar fizik, dendësia e kockave mund të përmirësohet edhe nëpërmjet ushqyerjes dhe vitaminave.

Më Shumë Perime Për Kockat

Perimet përmbajnë pak kalori por shumë vitamina, minerale dhe fibër.

Perimet me ngjyrë të verdhë dhe jeshile janë shumë të rekomanduara për rritjen dhe zhvillimin e kockave.

Gratë që hanë më shumë lakër, brokoli e perime të tjerë për të paktën 3 muaj mund të rimëkëmbin humbjet e dendësisë kockore dhe ato të kalçiumit.

Kalciumi

Kalciumi është ushqyesi kryesor i kockave.

Mënyra më e mirë për të përthithur kalciumin është të merrni sasi të vogla gjatë ditës.

Ushqimet më të pasura me kalcium janë:

  • Qumështi,
  • Djathi,
  • Kosi,
  • Barishtet,
  • Fasulet,
  • Sardelet

Ushqimet e Pasura me Vitaminë D dhe K

Vitamina K-2 luan një rol thelbësor në shëndetin e kockave duke penguar humbjen e sasive të mëdha të kalçiumit.

Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë: Lakra turshi dhe djathi.

Nga ana tjetër, vitamina D është e domosdoshme për përthithjen e kalçiumit.

Njerëzit që kanë mungesa të kësaj vitamin janë më të rrezikuar nga humbja e dendësisë kockore.

Shmangni Dietat me Pak Kalori

Dietat me pak kalori kanë një ndikim shumë të fortë e negativ tek dendësia e kockave.

Ato nuk përmbajnë as vitamina e as minerale dhe nuk duhen mbajtur.

Acidet yndyrore, Magnezi dhe Zinku

Shumë studime të cilave u refereohet AgroWeb.org thonë se acidet yndyrore omega-3 luajnë rol kyç në dendësinë kockore.

Ushqimet më të pasura me këto acide janë: arrorët, salmoni, skumbria dhe farat.

Magnezi dhe zinku duhet të jenë gjithashtu pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Magnezi ndihmon në aktivizimin e vitaminës D dhe përmirëson përthithjen e kalciumit.

Zinku nga ana tjetër, gjendet tek kockat dhe ndihmon për rritjen e tyre.

Ushqimet e pasura me magnez dhe zink janë:

  • Arrorët,
  • Legumet,
  • Farat,
  • Drithërat e plota.

E fundit por jo për nga rëndësia është që duhet të tregoni kujdes me duhanin sepse ai nxit shumë sëmundje të kockave.