Shpresë për personat e verbër, shkencëtarët krijojnë një implant jashtëzakonisht premtues

Shkencëtarët kanë zhvilluar një teknologji jashtëzakonisht premtuese që mundet një ditë të i ndihmojë të verbrit të shohin dritë.

Me miliona njerëz në mbarë botën nuk janë në gjendje të shohin asgjë. Hulumtuesit nga Zvicra dhe Italia kanë krijuar një rrymë që lidhet në nervin optik, gjatë eksperimentit me lepuj, përmes një elektrode të quajtur OpticSeline.

Kjo rezultoi me stimulimin e korteksit vizual të kafshëve, rajonin e trurit ku informacionet e retinës përpunohen, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Ende është e paqartë se a do të mundësonte kjo teknologji  që një person të shihte, mirëpo kjo dëshmon potencialin e fortë që bartë ky zbulim, pretendojnë studiuesit.

Humbja e shikimit mund të shkaktohet nga fenomene të ndryshe – por që shpesh disa prej tyre mund të trajtohen. Operacionet të cilat bëhën për këta personat shpesh herë nuk garantojnë që ai person do t’i rikthehet shikimi.

Për këtë arsye, shkencëtarët janë duke u munduar të ofrojnë një teknologji më të fortë dhe më premtuese, që mendojnë që me një periudhe të shkurtër kjo gjë do të behët e mundur, dhe do të ketë dritë për personat e verbër.