Shkencëtarët bëjnë thirrje që Google, Facebok e Twitter t’i monitorojnë shkrimet për vaksina

Makinat e kërkimit të internetit dhe faqet e internetit të mediave sociale duhet të përpiqen më shumë për të ndaluar pretendimet kundër vaksinimit që qarkullojnë në internet.

Më shumë se dhjetëra ekspertë globalë të shëndetësisë kanë shkruar një artikull që bën thirrje për përpjekje më të mëdha për të ndaluar përhapjen e miteve kundër vaksinimit.

 

Kompanitë siç janë Google, Facebook dhe Twitter duhet të monitorojnë kërkimet që pretendojnë se vaksinat janë të dëmshme në të njëjtën mënyrë që bëjnë për mesazhe të dhunshme ose kërcënuese dhe materiale pornografike, tha ekipi.

 

Përhapjen në internet të informacionit të pavërtetë ekspertët e quajtën “krizë të panevojshme” dhe thanë se qeveritë duhet t’i detyrojnë njerëzit të imunizojnë fëmijët e tyre.