Shkencëtarët afër zhvillimit të vaksinës së koronavirusit pas testeve te minjtë

Një vaksinë për sëmundjen Covid-19 e shkaktuar nga koronavirusi është në prag të zhvillimit, tha një ekip shkencëtarësh.

Studiuesit, të udhëhequr nga kreu i Infeksionit Mukozal dhe Imunitetit, Dr Robin Shattock, thanë se ata kanë testuar me sukses vaksinën tek minjtë dhe shpresojnë se mund të jetë gati të përdoret tek njerëzit deri në qershor.

Studiuesi i lartë Dr Paul McKay, nga Imperial College London, tha: “Unë kam marrë rezultate nga një muaj pasi injektova minjtë dhe vaksina funksionon vërtet mirë”.

Ekipi po punon me shkencëtarë në Paris për të përcaktuar efektivitetin e vaksinës tek majmunët. Dr McKay tha që ata kanë aplikuar për fonde të mëtejshme nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore për të kryer prova klinike njerëzore.

“Nëse marrim fondin për provat klinike njerëzore, do t’i vendosim ato njerëzve deri në qershor”, tha ai. “Nëse shkencëtarët britanikë krijojnë një vaksinë do të ishte mirë sikur qeveria ta mbështeste atë”.

Nëse provat njerëzore do të jenë të suksesshme, ekipi shpreson që vaksina të jetë e disponueshme për pacientët brenda një viti.