Shikoni se si Stallone stërvitet për pjesën e pestë të Rambos (Video)

Edhe pse është 72 vjeç, Sylvester Stallone dëshmon që është i pandalshëm…

Stallone vërtet është një ndër aktorët e rrallë, i cili mund të lavdërohet për karrierën jashtëzakonisht të suksesshme dhe të gjatë.

Edhe pse shumica e kolegëve të tij kaherë janë pensionuar, Stallone edhe në decenien e tetë të jetës xhiron vazhdimisht, por edhe stërvitet vazhdimisht, transmeton Telegrafi.

Pas xhirimit të filmit Creed 2, Stallone ka vendosur edhe që John Rambon ta rikthejë në jetë, kështu që është në rrjedhë xhirimi për filmin Rambo 5.

Edhe pse hollësitë e këtij filmi janë të panjohura, është e qartë që Stallone do të ketë rolin kryesor, sepse në rrjetet e veta shoqërore ka treguar se po përgatitet për film.

Adhuruesit e tij kanë mbetur gojëhapur kur kanë parë që njeriu 72 vjeç bën ushtrime shumë të rënda dhe prandaj kemi vendosur që t’i ndajmë me ju.

Stallone është dëshmi që vitet janë vetëm numër dhe që çdo gjë mund të arrihet në jetë nëse vërtet dëshironi, prandaj nëse ndonjëherë ju duket monotone të ushtroni apo të mendoni që diçka nuk mundeni, atëherë vetëm kujtohuni që njeriu 72 vjeç mund ta bëjë këtë.

Shikoni një pjesëz të stërvitjes së tij: