Sëmundja që Dëmton Rëndë Shikimin – Si të Dalloni Simptomat

Mund të themi me plot gojën që nuk ka më të rëndësishme se drita e syve.

E megjithatë kujdesi për sytë shpesh lihet në plan të dytë, duke shpresuar se asnjë sëmundje nuk do t’i prekë apo dëmtojë ato.

Për këtë mjekët këshillojnë që të bëni vizita periodike pas moshës 40 vjeçare, ku rreziku i dëmtimit të syve është edhe më i madh.

Një ndihmë j’ua jep edhe AgroWeb.org në artikullin e sotëm.

Dallimi në kohë i simtpomave është thelbësor në kurimin e çdo sëmundje, sado e lehtë ajo të jetë për trupin.

E tillë është dhe sëmundja e glaukomës e cila fillon me disa simptoma të lehta dhe mund të kthehet në një mankth që ju merr shikimin.

Për të evituar secilën nga situatat e mësipërme lexoni me kujdes këshillat nga AgroWeb.org.

Çfarë është Glaukoma?

Glaukoma është një grup heterogjen sëmundjesh të cilat prekin shikimin dhe të gjithë zonën e syve.

Ky grup sëmundjesh mund të jetë shumë i ndryshëm nga njëra tjetra, por bashkohen të gjitha në një pikë të caktuar që është dëmi i madh nervave optike.

Glaukoma rrit presionin e brendëshëm të syve duke dëmtuar rëndë nervat e syve, pa të cilat shikimi mund të bëhet aq i pamundur sa të arrihet në verbim total.

Për këtë sëmundje egiztojnë dy tipe kryesore dhe dy forma si ajo vepron.

E para është forma akute e cila godet në çdo moment dhe mund të ketë pasoja fatale.

Ndërsa e dyta është forma kronike e cila shfaqet gradualisht dhe nuk lë shenja.

Si të dalloni simptomat

Dukë qënë se forma akute e glaukomës është më e rrezikshme atë do të shpjegojmë të parën.

Si në shumë sëmundje edhe këtu, simptoma më e qartë dhe tipike është dhimbja në pjesën problematike.

Kështu që nëse ndjeni se sytë ju dhembin për një kohë të gjatë apo keni vështirësi në shikim, me siguri po përjetoni një simptomë të kësaj sëmundje.

Pupilat e syve mund të duken më të zmadhuara se zakonisht, pasi presioni i syve është shumë i lartë.

Për simptomat e glaukomës akute duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të këshilloheni menjëherë me një mjek.

Pasi ky presion i lartë i syve nëse nuk merr mjekimin e duhur dhe nuk ulet në kohë i dëmton sytë në mënyrë të pariparueshme.

Në disa raste tek glaukoma akute mund të shikoni edhe simptoma të tjera të përsëritura, siç është dhimbja e barkut, të përziera, të vjella apo presion i ulët gjaku.

Glaukoma kronike

Kjo formë e glaukomës zhvillohet ngadalë pa dhënë asnjë simptomë deri në dëmtim të plotë të nervit optik.

Shumë mjekë e quajnë “hajduti i heshtur i shikimit” pikërisht për këtë arsye.

Megjithëse është një formë e heshtur nuk është aq e rrezikshme sa e para pasi, ju mund ta kontrolloni tek një mjek në çdo kohë.

Nëse pacienti e vë re vonë sëmundjen me siguri edhe dëmtet e saj është shumë vonë për t’i riparuar.

Kjo për shkak se dëmtimi i nervit ka filluar dhe shikimi është dobsuar.

E rëndësishme është të vizitoheni rregullisht tek një okulist për një vizitë të përgjithshme.

Çfarë të bëni

Në rastin e glaukomës akute duhet të shkoni me urgjencë në spital ose tek mjeku më i afërt, pasi rreziku mund të jetë fatal vetëm në disa orë.

Ndërsa në rastin e glaukomës kronike duhet të jeni të kujdesshëm në përditshmëri duke kryer të gjitha analizat e nevojshme.

Të dyja format mund ë trajtohet me terapi intensive, lazer ose me anë të kirurgjisë.

Gjithashtu nëse keni raste të kësaj sëmundje në familje duhet të jeni nën kontroll pas moshës 40-45 vjeç.

Të tjerë faktorë rrisku mund të jenë sëmundje si; miopia, diabeti, traumat e syve dhe përdorimi i gjatë i kortizonit.

Gjithnjë mbani pikat për sytë dhe mos i lini ata të thahen apo dhembin në mënyrë që të mbani sëmundjen larg.