Rreziqet shëndetësore që duhet t’i dini që shkaktohen nga “fast food

Keni kujdes me ushqimet e shpejta.

Ju mund të jeni të vetëdijshëm se “fast food” dhe ushqimet e përpunuara mund të dëmtojnë shëndetin tuaj fizik, duke çuar në diabet dhe mbipeshë, sulme kardiake, kancer, tronditje në tru etj, pra vdekje të parakohshme, shkruan “Justnaturallyhealthy”.

Por, këto ushqime po ndryshojnë gjithashtu trurin dhe shëndetin tuaj mendor – duke nxitur depresionin, sëmundjen mendore dhe probleme të tjera.

Sipas një studimi të botuar në revistën “Public Health”, njerëzit që hanë ushqime të shpejta kanë 51% më shumë gjasa të zhvillojnë depresion në krahasim me ata që hanë pak ose aspak ushqim të shpejtë. Dhe, ky zbulim ishte për njerëzit që konsumonin vetëm dy porcione ushqim të shpejtë në javë.

Një tjetër studim i botuar në revistën Journal of Adolescence Health zbuloi se ngrënia e vetëm një racioni të patateve të skuqura në javë gjatë adoleshencës rriti rrezikun e kancerit të gjirit tek femrat më vonë në jetën e tyre për 27%.

Kurse, në një studim tjetër të botuar në Circulation u zbulua se ngrënia e ushqimit të shpejtë një herë në javë rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundja koronare e zemrës me 20% – një rrezik që u rrit në 50% për njerëzit që hanë ushqim të shpejtë dy ose tre herë në javë.

Efekte të tjera negative tek fëmijët janë:

Mjegullimi i trurit,

Luhatje humori,

Ankthi dhe stresi,

Dhuna dhe agresiviteti.