Rrëfehet Dan Bilzerian: Ja si i fitoj paratë

Dan Bilzerian është një ndër meshkujt më të ndjekur në Instagram, i cili njihet në të gjithë botën për jetën e shfrenuar.

Nuk ka ditë që Dan Bilzerian të mos publikojë foto nga pushimet luksoze që bën në praninë e shumë femrave që sigurisht paguhen me shuma të majme për këtë gjë.

Por së fundmi ai ka rrëfyer se pasuritë e tij e ka ngritur falë pokerit, duke zbuluar se shuma më e madhe që ka fituar në një ditë është 12.8 milionë dollarë.

Por, jo gjithmonë ai ka arritur të fitojë.

Dan Bilzerian tregon edhe momentet dhe shumat që ka humbur në poker.

“Në tre raste kam humbur 3.6 milionë dollarë. Ndërsa kam arritur të fitoj 12.8 milionë dollarë. Nuk jam mërzitur kur kam humbur 3.6 milionë dollarë, më shumë më ka ndodhur të mërzitem për 50 mijë dollarë”, ka rrëfyer Mbreti i Instagramit.