Pse bien dëshirat seksuale tek gratë në moshë madhore

Një lajm i keq për gratë të cilat po hyjnë ose kanë hyrë në fazën e menopauzës, studimet e reja tregojnë se seksi përkeqësohet dhe dëshirat seksuale janë më të pakta kur ato hynë në këtë “ndryshim”.

Një studim me më shumë se 4000 gra të cilat ishin në fazat e menopauzës, është gjetur se ¾ e tyre ishin joaktive seksualisht, edhe nëse ato ishin të martuar ose me një partner.

Kujdesi ndaj vetes, ose ndaj bashkëshortit, familjes në përgjithësi, mungesa e dëshirës seksuale për shkak se në këtë fazë bie edhe libido – konsiderohen si barrierat kryesore në shtrat, raporton “Daily Mail”

Disa gra, madje u ankuan se gjatë kësaj faze ato gjatë natës djersiten, kanë temperaturë dhe ndryshime në trupin e tyre, çka i ka bërë ato më pak të sigurta për tu përfshirë në marrëdhënieve intime.

Në fakt, vetëm 3% e grave raportuan se kanë marrëdhënie seksuale të rregullta dhe të kënaqura. Këto ndryshime vinë si pasojë e menopauzës, ku gratë përjetojnë disa ndryshime hormonale, ku kjo po ashtu ndikon edhe në aspektin seksual si thatësia vaginale dhe dhembje përgjatë marrëdhënieve, mirëpo studiuesit dhe mjekët, konstatojnë se edhe pse gratë i shohin këto ndryshime, shumë pak prej tyre kërkojnë trajtim për këto çështje.