Proteina që “zgjon nga gjumi” spermatozoidet

Quhet PLCz dhe stimulon një proces që quhet ‘aktivizimi i vezës’, një shpresë për meshkujt sterilë.

Zbulohet proteina që zgjon spermatozoidët e përgjumur dhe i stimulon ata që të ‘sulen’ drejt vezës në mënyrë që të realizohet fekondimi i saj.

Ky zbulim është bërë në sajë të një studimi të botuar në revistën shkencore ‘Fertiliy and Sterility’ dhe është realizuar nga shkencëtarët e universitetit Cardiff në Britaninë e Madhe.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gjatë fekondimit, spermatozoidët bartin një proteinë vitale për vezën, e njohur si PLC-ZETA (PLCz).

Ky është çelësi që inicion një proces të quajtur “aktivizimin e vezës”, i cili vë në lëvizje të gjitha proceset biologjike të nevojshme për zhvillimin e embrionit.

Shkaku u sterilitetit tek disa meshkuj, sipas studiueseve, lidhet pikërisht me mosfunksionimin e duhur të kësaj proteine të rëndësishme, gjë që deri më tani ishte provuar në eksperimente vetëm tek minjtë.

Ajo që është më e rëndësishme në këtë studim lidhet me faktin se edhe në rastin e sterilitetit tek meshkujt si rezultat i mosfunksionimit të duhur të PLCz, ekziston mundësia e korrigjimit me anë të trajtimit me këtë proteinë, në mënyrë që të realizohet ngjizja.

Në sajë të këtij zbulimi, prodhimi i kësaj proteine të rëndësishme do të ishte një zgjidhje shumë efikase për çiftet që nuk mund të kenë fëmijë.