Profesoresha e Harvardit thotë se vaji i kokosit është helm i pastër

Vaji i kokosit është një nga ushqimet më të këqija që mund të konsumonin ose një helm i pastër.

Paralajmërimi vjen nga një profesoreshë e universitetit prestigjioz të Harvardit, Karin Michels.

Vaji i kokosit, është bërë gjithnjë e më i përdorshëm vitet e fundit me mbrojtësit e ushqimit të shëndetshëm që pretendojnë se ai është më i shëndetshëm se format e tjera të yndyrës. Disa persona madje, zgjedhin të hedhin edhe një lugë vaj kokosi në kafenë apo lëngun e tyre të frutave për shkak të përfitimeve të supozuara shëndetësore. Vaji i kokosit madje ka zëvendësuar edhe vajrat e tjera në gatim ndërkohë që njerëzit zgjedhin që t’ia ofrojnë atë edhe kafshëve të tyre shtëpiake.

Sidoqoftë, Michels, nuk është e vetmja që e kritikon atë. Edhe pse jo fuqishëm, institucione të tjera kanë paralajmëruar kundër mbi konsumimit të tij. Fondacioni britanik i zemrës thotë se nuk ka mjaftueshëm kërkime që të japin një përgjigje përfundimtare nëse vaji i kokosit është apo jo më i mirë për njeriun krahasuar me yndyrat e tjera.

Ai thotë se zgjedhja më e mirë do të ishte ajo për yndyrat më të pangopura si vajo vegjetal apo ai i lulediellit. Vaji i kokosit është një yndyrë 86 për qind e ngopur, një e treta më shumë se gjalpi.

Sasi të tepruara të yndyrave të ngopura shkaktojnë rritje të kolesterolit që mund të çojë edhe në arterie të bllokuara dhe sëmundje zemre. Fondacioni thotë madje se duhet këmbyer gjalpi, dhjami, vaji i kokosit dhe i palmës me sasi të vogla yndyrash si ulliri, lulja e diellit.