Përse njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka, e kanë të ndaluar të pinë çaj jeshil

Çaji jeshil është një nga pijet më të shëndetshme, i pasur me flavonoide që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit, kolesterolit të keq dhe mund të ulë rrezikun për sëmundjet e zemrës ose goditjeve në tru.

Por a ka një orar të caktuar se kur duhet të pimë çaj jeshil? Përgjigja është PO !

Momenti më i mirë është në mëngjes dhe ai më i keq është përpara gjumit, transmeton Living.

Një filxhan me çaj jeshil ka rreth 30 mg kafeinë dhe pirja në mbrëmje mund të shkaktojë një hiperaktivitet të veshkës dhe hormoneve.

Njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka gjithashtu duhet të kenë kujdes sepse nivelet e larta të oksalates mund të çojnë në formimin e më shumë, gurëve në veshka sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Çaji jeshil është i pasur me polifenole, të cilat luftojnë qelizat e këqija dhe madje mund t’ju ndihmojë të humbni peshë falë aftësive për të djegur më shpejt yndyrën dhe rritur metabolizmin. Çaji jeshil gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen nga Alzheimer, demenca dhe Parkinson (sëmundje që janë të lidhura drejtpërdrejt me neuronet e dëmtuara në tru) përmes katekinës, një përbërës që parandalon degradimin natyral që qelizave. Katekina, gjithashtu mund të vrasë bakteret në gojën tuaj që shkaktojnë erë të keqe dhe të luftojë viruset e zakonshëm si gripi .

Çaji jeshil ka sasi të larta të antioksidantëve, që ndihmojnë sistemin tuaj të detoksikohet, ngadalësojë procesin e plakjes dhe zvogëlojnë inflamacionin.

Veç të tjerave është i pasur me aminoacidin L-theaninë, një kompleks i fuqishëm kundër ankthit dhe gjendjeve depresante. Theanina në çajin jeshil ul nivelin e hormoneve që lidhen me stresin si kortizoli. Pra një filxhan çaji jeshil në mëngjes na ndihmon ta nisim ditën mbare !