Pasojat e ngrënies së tepërt të mishit

Nevojat dietetike të çdo personi janë të ndryshme, por nëse i shihni këto efekte në trupin tuaj, mund të jetë koha për të pakësuar ngrënien e mishit.

Proteina është e njohur për t’ju dhënë energji të qëndrueshme, kështu që mund të befasoheni kur një dietë e rëndë e mishit ju bën të ndiheni të lodhur.

Efektet që sjell kjo gjë janë:

Flokët dhe lëkura juaj nuk është në gjendjen më të mirë: Vitamina C rrallë gjendet në produktet shtazore, kështu që nëse jeni duke ngrënë mish në vend të produkteve, ju mund të keni mangësi. Vitamina C luan një rol në formimin e kolagjenit, një proteinë që i jep strukturë lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Sëmureni shpesh: Lëkura juaj nuk është vendi i vetëm që do të shihni një mangësi të vitaminës C. Nëse ndiheni sikur nuk mund të kaloni një të ftohtë apo grip atëherë është efekt anësor i trupit tuaj kur konsumoni shumë produkte shtazore.

Mund të shtoni në peshë: Ndërsa është e vërtetë që trupi mbështetet në proteina për rindërtimin e muskujve, shumë mund të kenë një efekt anësor të padëshiruar: “Nëse hani më shumë proteina se sa ka nevojë trupi juaj, ju nuk e ruani atë si proteina, e ruani atë si yndyrë”.