Pacientët me ekzema në rrezik më të madh nga sulmi në zemër

Një ekip ndërkombëtar hulumtues i udhëhequr nga Sinéad Langan në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale të Londrës, donte të hetonte nëse të rriturit me ekzemë atopike janë në rrezik më të madh për sëmundje kardiovaskulare dhe nëse rreziku ndryshon nga ashpërsia dhe aktiviteti i ekzemës me kalimin e kohës.

Ata analizuan të dhënat nga një klinikë britanike për mbi 385.000 të rritur të moshës mesatare 43-vjeçare me ekzemë atopike, duke i krahasuar ato me pacientë të moshës dhe gjinisë së ngjashme, por pa ekzemë.

Pacientët u klasifikuan se kishin ekzema të butë, të moderuar ose të rëndë atopik dhe u monitoruan për një mesatare prej pesë vjetësh.

Studimi ka gjetur se pacientët me ekzema kanë 20% më shumë rrezik të pësojnë sulm në tru, 40% deri 50% rrezik më të madh nga angjina jo stabile, sulmet në zemër dhe vdekje kardiovaskulare, si dhe 70% më shumë rrezik për vdekje nga dështimi i zemrës.

John Ingram, një dermatolog konsulent në Universitetin e Cardiff, thotë se gjetjet mund të forcojnë argumentin për përdorimin e barnave për të kontrolluar më mirë ekzemën e rëndë, transmeton KosovaPress.

Gjatë kësaj kohe, ngjarjet kryesore kardiovaskulare u regjistruan, duke përfshirë sulmet në zemër, angjinën e paqëndrueshme, dështimin e zemrës, goditjen dhe vdekjen kardiovaskulare.

Ekzema e njohur edhe si ekzemë atopike është një kusht inflamator që ndikon deri në 10% të të rriturve. Gjendja shkakton kruajtje, lëkurë të skuqur dhe të plasaritur. Zakonisht fillon në fëmijëri, por ashpërsohet me kalimin e moshës.