Ngrënia e ushqimit me duar ju çon në shtim peshe

Ngrënia e ushqimit me duart tuaja e bën atë të shijojë më mirë, tregon një studim – por kini kujdes, gjithashtu ju bën të hani më shumë.

Aftësia e të prekurit fizikisht ushqimin, rrit perceptimet shqisore të trurit, thanë shkencëtarët.

Kjo do të thotë që edhe para se ushqimi të arrijë në gojë, prekja e tij e bën trurin të mendojë se është më i shijshëm dhe më i kënaqshëm sesa do të ishte nëse përdorni elementet e kuzhinës për ngrënie.

Por, studiuesit zbuluan se efektet ishin të pranishme vetëm te njerëzit që zakonisht kufizojnë dietën e tyre.

Njerëzit që kanë tendencë të hanë atë që dëshirojnë, nuk e gjetën ushqimin më të shijshëm nëse e mbanin atë më parë.