Nano-grimcat e ndotjes së ajrit sjellin kancer në tru studim i kryer për herë të parë

Studimi i ri ka gjetur lidhje në mes nano grimcave të ndotjes së ajrit dhe kancerit në tru.

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit specifikisht e rrit shansen e njerëzve për të fituar këtë sëmundje vdekjeprurëse, raporton “The Guardian”.

Punët e më hershme kanë treguar se këto nano-grimcat mund të hyjnë në tru të cilat përmbajnë kimikate kancerogjene.

Kanceri në tru është i rrallë, dhe shkencëtarët kanë kalkuluar se një rritje në ndotje të ajrit e barabartë me lëvizjen nga një qytet i qetë në një të zhurmshëm që qon në zhvillimin e kancerit në tru për çdo 100 mijë njerëz që i ekspozohen.

Ndotja e ajrit është vërtetuar në këtë vit se mund të i bëjë dëm çdo organi në turp dhe virtualisht çdo qelize në trupin tuaj.

Studimi i ri, i publikuar në gazetën “Epidemology”, kanë gjetur se rritja një vjeçare e ndotjes së ajrit të 10 mijë nano-grimcave në krahasim me qytetet e vogla me ato mëdha, rritin rrezikun për kancer në tru për 10%.