Mos hani ushqim kudo, për shkak të helmimit, qytetarët në vendin tonë kanë përfunduar në spital

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel tek qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes nga ushqimet që konsumojnë gjatë stinës së verës, me qëllim të shmangies së helmimit.

Ky Institut ka dhënë edhe rekomandimet, teksa ka shtuar se shumë qytetarë tashmë po marrin tretman mjekësor në spitalet e vendit tonë, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

 

 

Ky është postimi i plotë i IKSHPK-së:

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Këtë verë jemi ballafaquar disa herë me helmime me ushqim.

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:
Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi
Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht
Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj
Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier
Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier
Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm
Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë
Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer
Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet
Duart duhet të lahen dhe thahen:
– para se të filloni të përgatisni ushqimin
– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
– pas përdorimit të tualetit
– pasi të pastroni hundën
– pasi të prekni një kafshë
– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!
PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!