Mos e bëni këtë gabim gjatë përgatitjes së ushqimit, rrezikon seriozisht shëndetin

Dërrasat për të prerë ushqime, janë aksesorë që përdorim përditë në kuzhinë: i përdorim për të prerë, përgatitur dhe servirur një shumëllojshmëri ushqimesh.

Dërrasa të tilla mbrojnë suprinën e kuzhinës, lehtësojnë përgatitjen e ushqimit dhe jo vetëm.

Shumëpërdorimi i drrasës kërkon nga ana tjetër, higjenë maksimale: mos harro që mbeturinat e mishit të gjallë, sidomos mishit të pulës, ose mbetjet e tokës mbi perimet, mund të bëhen shkak i prezencës së bakterieve që shkaktojnë helmime ushqimore.

Mënjano pastrimin në makinën larëse *lavastovilje: pastruesit agresivë dëmtojnë drurin dhe mund të lenë njolla të rrezikshme, ndërsa temperaturat e larta mund t’i dëmtojnë, transmeton Living.

POR si mund ta pastrojmë dërrasën e prerjes në mënyre të efektshme? Duke përdorur produkte që gjënden në kuzhinën tonë.

Kripë, sodë buke, uthull e limon. Të gjithë këto përbërës nuk lejojnë rritjen e bakterieve dhe përhapjen e tyre, në mënyrë naturale dhe të efektshme.

Kripa dhe soda, krijojnë një efekt gërryes , duke larguar mbetjen e ushqimit. Soda mbyt aromat dhe është perfekte për pastrim mbasi ke gatuar peshk, qepë, hudhra.

Nëse kuzhina është bosh, atëherë dërrasën mund ta pastrosh dhe me ujë të oksiegjenuar. Një tjetër mënyre e thjeshtë, efikase dhe që nuk le gjurmë.