Mjekët kosovarë trajnohen për të trajtuar sëmundjen e limfodemës

Mjekë nga Kosova, Sllovenia dhe vende të tjera të rajonit, janë bërë bashkë për të mbajtur simpoziumin për diagnostifikimin dhe mjekimin e sëmundjes së limfodemës, të organizuar nga Klinika e Dermatologjisë dhe Venerologëve të Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën sllovene të flebologjisë dhe lymfologjisë.

Sipoziumi dy ditor i cili po mbahet edhe sot, po shihet i një rëndësie të veçantë pasi që deri më tash pacientët nga Kosova që vuajnë nga kjo patologji, nuk kanë pasur se ku të adresojnë problemin e tyre shëndetësor.

Kryetarja e Shoqatës së Dermatologëve të Kosovës, Mybera Ferizi, në një prononcim për KosovaPress ka thënë se duke parë nevojën e këtyre pacientëve për të pasur një vend ku të adresojnë problemet e tyre, ka ftuar drejtoreshën e Klinikës së Dermatologjisë në Slloveni, Tanja Planinsek, për të trajnuar kolegët nga Kosova, gjegjësisht fashimin e eksterniteteve të ajura të pacientëve që vuajnë nga kjo patologji.

 

Tutje ajo ka bërë të ditur se Klinika e Dermatologjisë është e gatshme dhe mund të jap ndihmën e parë në mjekimin e kësaj patologjie.

Ndërsa, drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë në Slloveni, Tanja Planinsek, ka thënë se ndjehet mirë që ka pasur rastin të mbajë trajnimin e mjekëve nga Kosova, derisa ka shtuar se simpoziume të tilla janë shumë të nevojshme, sidomos këtë vit kur sipas saj, është shtuar numri i pacientëve që kanë probleme me tumore dhe me lëkurë.

 

Sa i përket patologjisë në fjalë, Planinsek, tha për KosovaPress se është jashtëzakonisht e rëndësishme njohja me kohë dhe diagnostifikimi i saj, pasi që nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur bëhet i domosdoshëm trajtimi tek kirurgu vaskular dhe ai plastik.

Ajo ka rekomanduar se edhe Kosova duhet të ketë kirurgun plastik dhe atë vaskular që në raste të tilla të mjekojnë pacientët që vuajnë nga limfoderma.

Ndryshe, gjatë janw mbajtur edhe dy tryeza pune, ku janw bërw edhe mjekimi me fashime i kësaj sëmundjeje, e që sipas mjekëve pjesëmarrës në këtë simpozium po vlerësohen shumë të mirëseardhura për qytetarët e Kosovës.