Më thuaj ç’grup gjaku je, të të them çfarë të hash!

Të gjesh se cilit grup gjaku i takon është shumë e thjeshtë (nëse nuk e ke bërë ende, nxito ta bësh)

Jo vetëm që do të të vijë në ndihmë në një rast urgjent, por fare mirë, falë tij do të mund t’i përcaktosh vetes një dietë të saktë ushqimore.
Duhet të dini që grupi i gjakut lidhet ngushtësisht me aftësinë e trupit për të tretur një ushqim të caktuar, ndaj më poshtë do të keni një listë të përgjithshme të ushqimeve që këshillohen më së shumti për ju, bazuar në grupin tuaj të gjakut:

Grupi A
Për njerëzit me gjak të tipit A sugjerohet një dietë sa më vegjetariane. Kjo për shkak të nivelit të ulët të aciditetit në stomak, që ky grup njerëzish ka, gjë që sjell mostretje të mirë të proteinave dhe yndyrave të kafshëve. Kështu duhen ngrënë sa më shumë fruta dhe perime.

Grupi B
Ky grup duhet të shmangë sa më shumë konsumimin e misrit, grurit, domates dhe kikirikëve pasi shkaktojnë lodhje dhe shtim në peshë. Mishi i pulës po ashtu nuk është fort i këshillueshëm, përpiquni ta zëvendësoni me mish qengji, dhie ose lepuri.

Grupi AB
Kategoria në fjalë duhet të ushqehet me sa më shumë vezë, prodhime deti apo zarzavate. Të mbahet parasysh diçka: vaktet duhen të vogla por të shpeshta.

Grupi 0
Aftësia tretëse te këta persona është e lartë, ndaj një dietë me proteina, shumë mish, peshk, fruta e perime është mëse në rregull. Të shmangen bishtajoret dhe fasulet, pasi kanë tendencën të depozitohen si shtresa dhjamore.