Me portokall mund të ulni rrezikun e sulmit në zemër

Sulmi në zemër ndodh si pasojë e mungesës së gjakut, por gjithashtu mund të shkaktohet nga ndonjë bllokim në enët e gjakut.

Rreziku i sëmundjes apo sulmit në zemër mund të zvogëlohet dukshëm duke përdorur më shumë portokallin.

Ekspertët sugjerojnë se shtimi i kësaj peme në tryezën tuaj, zvogëlon rrezikun e dëmtimit të shëndetit të zemrës.

Portokalli zvogëlon shtypjen e gjakut, kështu duke ulur mundësinë për sulm në zemër te njeriu.

Sado që është diçka qe e keni lexuar shpesh, duhet ta keni parasysh gjithmonë që nuk ka mënyrë më të mirë se ushqimi i shëndetshëm për të ruajtur shëndetin e zemrës suaj, i cili pa dyshim që është jetik në funksionimin e organizmit. /KosovaPress/