Mbipesha, shkaktar më i madh i kancerit sesa duhanpirja

Sipas disa shkencëtarëve, tanimë obeziteti është shkaktar më i madh i kancerit sesa duhanpirja

Pesha e tepërt është shkaktare e shumë çrregullimeve në mëlçi, sistemin tretës, veshkë dhe ovariume. Sipas një raporti, numri i duhanpirësve ka rënë, përderisa numri i personave obezë është në rritje. Vetëm në Britaninë e Madhe, një në tre persona janë me mbipeshë.

Gjatë vitit 2019, në Britaninë e Madhe, 1.900 persona janë diagnostikuar me kancer si pasojë e obezitetit. 1.400 prej tyre nga kanceri i veshkave, 460 nga kanceri i ovariumeve dhe 180 raste nga kanceri i mëlçisë. Sipas këtyre vlerave, mbipesha ka shkaktuar më shumë raste me kancer, se  sa duhanpirja.

“Fëmijët tanë, mund të mos bëhen duhanpirës, mirëpo shumica prej tyre janë duke zhvilluar obezitetin, kështu që njerëzit duhet të intervenojnë për të parandaluar këtë epidemi”, tha Michelle Mitchell. “Deri tani shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë 13 lloje të kancerit, që mbipesha i shkakton, mirëpo ende nuk dihen mekanizmat që ndikojnë në shkaktimin e këtij problemi”, shpjegoi ajo. Me anë të studimeve të ardhshme, shkencëtarët pretendojnë të identifikojnë mekanizmin, se si dhjami ndikon në shkaktimin e kancerit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në tre persona është me mbipeshë. Mbipesha është shkaktari kryesor i diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe disa sëmundjeve të tjera të lidhura me veshkat.