Mbi 20 përqind e popullsisë do të jetë mbipeshë vetëm pas pak vitesh

Sipas një hulumtimi të zhvilluar nga kompania e kujdesit shëndetësor në Danimarkë, bëhet e ditur se 22 për qind e popullsisë në botë deri në vitin 2045 do të jetë mbipeshë.

Hulumtimi i paraqitur në Kongresin Evropian të Obezitetit, parashikon se më shumë se një e pesta e popullsisë botërore brenda 27 vitesh do të ishin obezë ndërsa në të njëjtën kohë një e treta e popullsisë do të preket nga diabeti Tip 2.

Alan Moses dhe ekipi i tij nga njësia për hulumtim dhe zhvillim të Novo Nordisk, kompania daneze e kujdesit shëndetësor, ka zhvilluar hulumtimin duke u bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe popullsisë së shteteve.

Moses tha se rritja e numrit të obezitetit përveç vështirësive mjekësore do të ketë kosto të lartë për vendet.

Një hulumtim i zhvilluar në vitin 2016 në mbarë botën zbuloi se numri i obezëve tek të rriturit ishte dyfishuar që nga viti 1975.