Kur është koha e duhur për banane?

​Bananet përfaqësojnë një mëngjes të shëndetshëm për shumë njerëz.

Megjithatë, nëse i hani në mëngjes, së shpejti do të ndiheni të uritur.

Në rast se konsumohen për mëngjes, do të shërbejnë si një burim energjie afatshkurtër, pas së cilës së shpejti do të ndiheni të uritur dhe të lodhur.

Kjo është arsyeja pse ju duhet të keni një vakt që djeg yndyrën për mëngjesin tuaj dhe kjo do t’u japë energji të mjaftueshme për të gjitha përpjekjet që na presin gjatë ditës.

Nëse pëlqeni bananet dhe doni t’i hani në mëngjes, konsumoni ato në kombinim me përbërës të tjerë që janë më të pasur në ushqim dhe më të vlefshëm për trupin.

Ekspertët, për shembull, këshillojnë kombinimin e bananes me avokado ose ushqime që janë plot me yndyrë të shëndetshme.