Kujdesi ndaj lëkurës për femrat të cilat e dashurojnë grimin

Shumë gra ankohen se do shkatërrojnë shëndetin e lëkurës, për shkak përdorimit të produkteve kozmetike për vite të tëra.

 Produktet kualitative të cilat përzien me një kujdes të veçantë ndaj lëkurës, është diçka që duhet të keni parasysh, në mënyrë që mos të keni probleme me fytyrë në të ardhmen dhe tani.

Këtu gjeni disa këshilla se si të kujdeseni për fytyrën tuaj, për ju gratë që përdorni grim çdo ditë, raporton “Femina”, transmeton lajmi.net.

Largojeni grimin në mënyrë të kujdesshme, dhe tërësisht

Ju duhet të siguroheni se jeni duke e larguar grimin në mënyrë te duhur. Lëkura pranë syve është më e hollë dhe më delikatë dhe nëse nuk kujdeseni mjaftueshëm e sidomos kur përdorni grim, mund të ju lë me shenja.

Bëni pastrim të dyfishtë të fytyrës

Produktet për pastrim të dyfishtë ndihmojnë shumë në ruajtjen e fytyrës dhe largimit të grimit, andaj është mirë të përdoret nga ju të cilat nuk rrini dot pa grim.

Përdorni serume antioksidant për fytyrë

Hidratimi është një hap i rëndësishëm për të mbajtur fytyrën të lëmuar. Për të ushqyer fytyrën, përfshini një serum antioksidues në ritualin tuaj të bukurisë.

Flini me rregull

Gjumi është i domososhëm që e ndihmon lëkurën të rigjenerohet dhe të shkëlqej.