Konsumoni këto produkte për bark të sheshtë

Padyshim që zgjidhja është UJI! Mirëpo nëse vendosni ta përzieni ujin me erëza dhe fruta të shëndetshëm, atëherë efekti do të jetë edhe më i shpejtë. Përzierja e tillë do t’iu ndihmojë në heqjen e qelizave të dëmtuara, eliminimin e dhjamit të barkut dhe të shenjave në trup. Nëse dëshironi ta nisni ditën shëndetshëm, këto receta do të jenë zgjidhja e duhur për ju.

Disa nga këto receta janë:
Uji me kastravec, limon, xhenxhefil dhe mentë. Kjo përzierje është shumë e thjeshtë dhe ka efekt të menjëhershëm.

Uji me limon, dhe gjethe mente. Kjo përzierja bëhet nëse përdorni  1.5 lira ujë dhe i shtoni këto dy përbërës. Do të arrini t’i shihni rezultatet brena disa javëve.

Dredhëza dhe limoni janë dy përbërësit e tjerë,të cilët janë shumë të shëndetshëm dhe efektiv në humbjen e dhjamit.  Pasi ta krijoni këtë përzierje lëreni në frigorifer për tre orë dhe mund të filloni ta konsumoni.