Kirurgu shqiptar Krasniqi bën zbulimin e rrallë, pa prerje ose shpim

Emri Dr. Halil Krasniqi është tashmë emër i njohur ndërkombëtarësh në shkencën e mjekësisë. Me më shumë se 15 mijë operacione kirurgjike, është ndër mjekët me së shumti përvojë në trajtimin operativ dhe endovaskular të sëmundjeve kirurgjike dhe vaskulare. Dr. Krasniqi është drejtor i klinikës vaskulare dhe endovaskulare, në Spitalin Helios në Pforzheim të Gjermanisë, spital ky i Qendrës Klinike Universitare të Heidelbergut.

Gjatë gjithë karrierës së tij, gjatë trajtimeve në sallën operative,  Dr. Krasniqi është interesuar që bëjë përmirësime në procedura dhe instrumente, që të ju mundësojë pacientëve trajtim të lehtë në aspektin profesional. Brenga kryesore e tij gjithmonë ishin prerjet e mëdha gjatë intervenimit kirurgjik. Andaj, fokusi i tij ishte që këto intervenime të bëheshin pa prerje por vetëm me shpim, duke ju mundësuar pacientëve rikuperim shumë më të shpejtë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Për trajtimin e sëmundjeve të zgjerimit (Aneurizma) apo ngushtimit (stenoza) të arterieve dhe venave, duhej prerje kirurgjike, hapja e abdomenit apo Bypass-a. Deri më tani, kirurgët kishin mundësi që këto sëmundje të i trajtonin me një punkcion në ije dhe atë në drejtim të zemrës, ose në drejtim të këmbës. Por nuk ishte e mundur që kjo të kryhej në të dyja drejtimet në të njëjtën kohë, dhe pa prerje dhe hapje të arteries, apo një shpim të dytë i cili rrezikonte të i shkaktonte pacientit dëmtimin e arteries apo gjakderdhje pas intervenimit.