Këto ushqime janë duke ua dëmtuar dhëmbët “fshehtazi”

Sigurisht që çdo njeri dëshiron të ketë dhëmbë të pastër dhe të bukur, prandaj mundohemi të bëjmë çdo gjë për ta arritur këtë. Mbajtja e pastër dhe e bardhë e tyre kërkon kujdes të veqantë.

Sipas ekspertëve, ekzistojnë disa ushqime qe duken të sigurta dhe të shëndetshme për dhëmbët, mirëpo mund të kenë efekte anësore të dëmshme për dhëmbët.

Disa nga këto ushqime janë:

Boronicat- janë shumë të mira për t’i konsumuar, mirëpo nëse hani vazhdimisht dhe me sasi të lartë atëherë, dhëmbët tuaj mund të marrin ngjyrë të verdhë.

Vera- edhe kjo pije nuk ka ndonjë ndikim negative në shëndet mirëpo ua humbë ngjyrën e bardhë dhëmbëve.

Domatet- mund të kenë ndikim negativ, për shkak se janë shumë acidik dhe e rrisin ndjeshmërinë në mishin e dhëmbëve.

Produktet e tjera, të cilat dëmtojnë dhëmbët janë: alkooli, akulli, pijet shumë të nxehta, patatinat, ëmbëlsirat dhe frutat e thata