Këto janë “super ushqimet” që ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës

A e keni ditur se disa përbërës në kuzhinën tuaj mund t’jua shpëtojnë jetën? Shumë studime të bëra kanë dëshmuar se 70% e sëmundjeve dhe problemeve të zemrës, mund të parandalohen nëse filloni të konsumoni ushqimet e duhura.

Disa nga këto “super ushqime” janë:

Avokado– Janë bërë shumë studime, të cilat tregojnë për rëndësinë e avokados për shëndetin. Këta fruta të gjelbër përbëhen nga disa yndyra shumë të shëndetshme, që e zvogëlojnë nivelin e kolesterinës në gjak.

Manaferrat- Kanë një sasi të lartë të antioksidantëve, të cilët e zvogëlojnë numrin e radikaleve të lira. Ato ju mbrojnë nga sëmundjet e kancerit, Alzheimerit dhe artritit.

Brokoli– hyn në disa nga ushqimet më të mira për organizmin tuaj. Mineralet dhe vitaminat prezentë në këto perime, janë shumë të shëndetshme dhe ju mbrojnë nga shumë sëmundje të zemrës.

Farat Kia– Më siguri keni dëgjuar për benefitet që këto fara kanë. Ato përmbajnë omega-3, antioksidantë, proteina dhe minerale, duke e zvogëluar sasinë e kolesterinës në gjak.

Kafeja– Studimet kanë treguar se antioksidantët, që gjenden në kafe mund ta zvogëlojnë dukshëm rrezikun e diabetit 2 dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Çokollata e zezë– Përmban flavonoide, të cilat janë përbërës organikë, që e zvogëlojnë tensionin e lartë të gjakut, bllokimin e arterieve dhe inflamacionin.

Disa ushqime të tjera, që ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundje e tjera janë: vaji i ullirit, bajamet, limoni, shega, vera e kuqe dhe produktet e sojes.