Këta janë përbërësit e një mëngjesi të shëndetshëm

Të dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes nuk do t`ju ndihmojë të humbni peshë.

Njerëzit, të cilët zakonisht neglizhojnë mëngjesin, marrin mëshumë kalori gjatë gjithë ditës.

Nëse justifikimi juaj është se e kaloni këtë vakt se nuk e dini se çfarë të përgatitni, ne duam t’ju japim disa këshilla për një mëngjes të shëndetshëm, ushqyes dhe të shijshëm.

1. Tërshëra – Tërshëra është një super ushqim. – Ajo zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe problemet e zemrës. – Përmirëson procesin e tretjes. Në sajë të sasisë së madhe të ujit që absorbon, tërshëra përshpejton dhe përmirëson tretjen. – Zvogëlon rrezikun e diabetit.

2. Kosi grek -Ky ushqim kremoz ofron dy herë proteina dhe kalcium më shumë se sa kosi normal. Një filxhan me kos grek të jep ndjesinë e ngopjes, atë që ju duhet për të filluar ditën tuaj.

3. Qitro – Qitroja do të jetë aleati juaj më i mirë nëse dëshironi të humbni disa kg në disa ditë. Është treguar se konsumimi i një gjysmë qitro para ushqimit ndihmon në zvogëlimin e yndyrave të tepërta që grumbullohen në trup. Ta konsumoni në mëngjes, gjithashtu ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës gjatë gjithë ditës.

4. Bukë gruri – Karbohidratet janë të rëndësishme për një mëngjes të shëndetshëm. Para se të zgjidhni llojin e bukës, mos harroni se jo të gjitha karbohidratet janë të mira për trupin. Rregulli është që të zgjidhni një bukë të bërë nga drithëra të plota.