Këshilla për të mbrojtur sytë

Sytë tuaj luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Shumë hapa mund të merren për të siguruar që sytë tuaj të mbrohen dhe të mbeten sa më të shëndetshëm që është e mundur.

Shumë hapa mund të merren për të siguruar që sytë tuaj të jenë të mbrojtur nga sëmundjet dhe dëmtimet.

 

Miliona individë përjetojnë probleme me sy çdo vit. Disa çështje të syrit rezultojnë me humbje të përhershme të shikimit ose verbim, ndërsa të tjerët mund të korrigjohen me lentet e kontaktit ose syzet.

 

Instituti Kombëtar i Syrit vlerëson se në vitet midis 2010 dhe 2050, numri i individëve të prekur nga sëmundjet e syrit ,duke përfshirë degjenerimin makular të moshës (AMD), katarakte, retinopati diabetike dhe glaukoma  do të dyfishohet.

Një nga hapat parandalues të probleme me shikim është kontrolli i rregullt i syve. Kjo bënë që të vëreni me kohë problemet që keni dhe ti trajtoni ato.

Ushqimet e duhura. Pemët dhe perimet janë çelësi. Perimet jeshile sikurse sallata, spinaqi etj, janë ato që mbrojnë sytë më së shumti. Kur jemi të pemët, rrushi luan një rol të rëndësishme në shëndetin e syve tuaj.

Pesha. Mund të ju duket e çuditshme por edhe pesha ka ndikim në sytë tuaj andaj përpiquni të mbani një peshë të duhur për të mos i shkaktuar probleme syve tuaj.

Syzet e diellit. Dëmtime të shumta të shikimit vijnë edhe nga mos bartja e syzeve të diellit. Rrezet e forta të diellit dëmtojnë shikimin tuaj.

Pushoni sytë vazhdimisht. Dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për gjumin por edhe për ushtrimet raciale të cilat duhet ti bëni rregullisht në mënyrë që të pushoni sytë dhe të mbroni kështu shikimin tuaj./GazetaTribuna.