Këshilla për kthimin në shkollë të fëmijëve

Tani është koha që nxënësit të kthehen në shprehitë e vjetra të mësimit, detyrat e shtëpisë, orari i mësimit, kujdesi ndaj obligimeve shkollore. Të gjitha këto janë afruar, andaj duhet të keni kujdes që fëmijët tuaj të kthehen sa më mirë në shprehitë e mësimit.

Zakonisht pushimet verore ndikojnë në një largim  të fëmijëve nga shkolla dhe mësimet, mirëpo me pak mund dhe këshilla, kjo mund të zgjidhet.

Nuk ka nevojë për një vend të mësimit

Është mirë që fëmija të jetë i organizuar, mirëpo nuk ka nevojë që të mësojë vetëm në një dhomë, apo në një tavolinë. Në park, në lokal, në një vend të qetë në shtëpi, nuk ka rëndësi. Fëmija duhet të ketë shprehi ndaj librit dhe mësimit, vendi mbetet dytësor.

Pa nguti

Nëse fëmija ka shumë obligime në shkollë, kujdesuni që t’i mbani të motivuar, por me hapa të vegjël dhe pa u ngutur. Një paragraf çdo natë, një detyrë çdo natë, është e mjaftueshme.

Mësoni të qëndrojnë me mendje në klasë

Fëmijët duhet të kenë përkushtim të plotë ndaj fjalëve të mësuesve dhe të përqendrohen në klasë. Të bëjnë pyetje dhe angazhohen, është shumë me rëndësi.