Katër mitet e gabuara që pacientët i besojnë për kancerin e gjirit

Shumë pacientë, pasi të diagnostikohen me kancerin e gjirit, fillojnë të aplikojnë dieta të shëndetshme ushqimore për të mposhtur këtë sëmundje. Mirëpo, ekziston një numër i madh i informacioneve, të cilat janë të gabuara por njerëzit i besojnë.

Disa nga këto mite, të cilat janë plotësisht të gabuara dhe njerëzit nuk duhet t’i besojnë janë:

Soja shkakton kancerin e gjirit- Sipas shumë shkrimeve, soja dhe produktet e saj e rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri. Mirëpo sipas American Institute for Cancer Research, soja nuk e rrit këtë rrezik, përkundrazi është një produkt i shëndetshëm, të cilin duhet ta konsumojnë të gjithë.

Suplementet mund ta shërojnë kancerin e gjirit- shumë kompani farmaceutike pohojnë edhe i bindin pacientët, që përdorimi i produkteve të tyre mund ta kuroj dhe t’i lehtësoj simptomat e kancerit. Mirëpo këto informacione nuk janë të sakta. Përkundrazi, disa suplemente mund të interferojnë me kimioterapinë dhe të shkaktojnë reaksione të dëmshme.

Nëse ushtrojnë apo konsumojnë shëndetshëm nuk preken nga kanceri i gjirit– ky informacion nuk është aspak i saktë. Pavarësisht se ushqyerja dhe aktiviteti fizik janë shumë të mira, gjithsesi ato nuk mund ta parandalojnë një sëmundje të tillë.

Sheqeri e “ushqen” kancerin– shumë pacientë të prekur me kancer të gjirit besojnë, se nuk duhet të konsumojnë sheqer, për shkak se ky produkt e ushqen dhe e rrit tumorin. Përdorimi i tepërt i sheqerit, nuk është i mirë për shëndetin në përgjithësi, mirëpo nuk është as shkaktar kryesor i kancerit të gjirit.